Kurban Bajrami dhe pelegrinazhi drejt Mekës
Festa e Kurban Bajramit shënon kulmin e pelegrinazhit në Mekë, vendi më i shenjtë për myslimanët. Çdo vit besimtarët ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt Mekës. Sivjet numri është i kufizuar për shkak të pandemisë.
Profeti Muhamed
Themeluesi i Islamit, Profeti Muhamed lindi në Mekë. Në këtë iamzh të artistit Rashid Al-Din nga shekulli i XIV profeti qëndron me përfaqësuesit e fiseve arabe para Qabesë. Ai mban gurin e zi të shenjtë, që sot ndodhet në Qabe. Meka është vendi më i shenjtë për myslimanët, sepse këtu ndodhet Qabja, që myslimanët e nderojnë si Shtëpia e Zotit . Pelegrinët duhet t i sillen Qabes shtatë herë.