DEA aksion në Kolumbi, arrestohet bossi shqiptar i drogës: Kapen 333 kile kokainë
Një shtetas shqiptar është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA.
Bashkë me shqiptarin Agim Cerma, i njohur si âJimmyâ, janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbian.
Këta pesë persona u kapën për qëllime ekstradimi, në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA.
Cerma ishte në krye të veprimtarive të grupit të strukturuar kriminal. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori një sasi parash nga Evropa për të blerë kokainë dhe më pas të garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari âAlfonso Bonilla Aragón de Palmiraâ.