Në 85-vjetorin e lindjes/ Rexhep Qosja, “Rilindasi” kulturor i kohëve moderne SHPËRNDAJE E veçanta e prof. Rexhep Qoses është në vetë vokacionin e tij. Ai as njëherë nuk e ka braktisur shqiptarinë për të hedhur ide dhe teza për ngritjen kulturore-politike të shqiptarëve përballë modernitetit. Në orët e fundit është shkruar shumë për të dhe kontributin e tij në Kosovë e Shqipëri dhe kjo përbën nga ato rastet kur autori e ndjen dhe ka mundësi t’i lumturohet ndikimit të veprës së vet, qysh nw gjallje. I tillë është diapazoni i veprës së vet, që përfshin individualitetin në kulturë, filozofinë politike, krijimtarinë e gjerë në prozë, publicistikës, erudicionit, por edhe angazhimit intelektual të spikatur në sfida madhore të vendit.