Krimi me 4 viktima e 2 të plagosur në Velipojë, drejtori i Policisë: U përdor më shumë se 1 armë!
Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Velipojë. Gjatë një sherri me armë i cili dyshohet se ka nisur për Shezlonga, janë vrarë 4 persona dhe plagosur 2 shtetas.
Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj dha një prononcim për mediat mbi vrasjen e katërfishtë.
Niko Brahimaj deklaroi se në këtë konflikt janë përdorur më shumë se një armë, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale. Ai shtoi se janë sekuestruar një numër kamerash nga vendngjarja, por kushtet e pamjeve kanë qenë të kufizuara për shkak të errësirës.