Telegrafi Elise Labott 6 orë Elise Labott Ta quash 2021-in si “verën e pakënaqësisë” do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga Kuba në Afrikën e Jugut, nga Kolumbia në Haiti, protestat e dhunshme po përfshijnë gjithnjë e më shpesh çdo cep të globit, ndërsa qytetarët e zemëruar po dalin nëpër rrugë. Secili vend ka histori dhe realitete të ndryshme në terren, sidomos Haiti, ku vitet e dhunës dhe korrupsioni qeveritar arritën kulmin dy javë më parë me vrasjen e presidentit Jovenel Moïse. Por, të gjithë u përballën me një stuhi të përsosur të vështirësive para-ekzistuese sociale, ekonomike dhe politike, të cilat pandemia e koronavirusit vetëm sa i rëndoi akoma më tej.