“Shekulli Group”
FESTA E SHBA/ Ceremonia zyrtare, kush është 18-vjeçarja që ftoi ambasadorja Yuri Kim të përshëndesë në emër të Shqipërisë (VIDEO)
Publikuar më
Gazeta Shekulli
Në pritjen që organizoi mbrëmë Ambasada Amerikane për 245- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës dhe 30- vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur pas diplomatit amerikan fjalën do ta merrte një zyrtar i lartë shqiptar, në podium u ngrit një vajzë 18-vjeçare. “Thyerjen” e protokollit tradicional e pranoi në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim, që më pas prezantoi maturanten Dea Rrozhani për të përfaqësuar Shqipërinë dhe rininë e saj.