03/07/2021
TIRANÃ, 3 korrik /ATSH/ – Pandemia ka sjellë një gjë të mirë në Lagunën e Divjakë-Karavastasë në Shqipërinë Perëndimore, qetësinë për pelikanët dhe rritjen e numrit të tyre, shkruan gazeta e njohur amerikane “The Washington Post”.
Zyrtarët e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura thonë se numri i çifteve riprodhuese të pelikanëve është rritur me një të pestën në dy vitet e fundit, nga 68 në vitin 2019 në 85 në vitin 2020 dhe i njëjti numër edhe këtë vit.
Ata janë shpendë të mëdhenj, që arrijnë deri në dy metra gjatësi dhe më shumë se tre metra pas hapjes së krahëve.