27/06/2021
TIRANÃ, 27 qershor/ATSH/ Pavarësisht temperaturave të larta, muzetë e Krujës vazhdojnë të frekuentohen çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj.
Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se âvetëm në muajin qershor muzetë e Krujës janë vizituar nga rreth 4 mijë vizitorë vendas e të huaj”.
Sipas tij, grupet me turistë nga vendi, por edhe vende të ndryshme të botës po shtohen dita ditës.
“Shumica e vizitorëve janë nga Ukraina, Izraeli, Serbia, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, – tha Hafizi.