comparemela.com

Latest Breaking News On - Institute albanologjik pristina - Page 1 : comparemela.com

Në 85-vjetorin e lindjes/ Rexhep Qosja, "Rilindasi" kulturor i kohëve moderne

Në 85-vjetorin e lindjes/ Rexhep Qosja, “Rilindasi” kulturor i kohëve moderne SHPËRNDAJE E veçanta e prof. Rexhep Qoses është në vetë vokacionin e tij. Ai as njëherë nuk e ka braktisur shqiptarinë për të hedhur ide dhe teza për ngritjen kulturore-politike të shqiptarëve përballë modernitetit. Në orët e fundit është shkruar shumë për të dhe kontributin e tij në Kosovë e Shqipëri dhe kjo përbën nga ato rastet kur autori e ndjen dhe ka mundësi t’i lumturohet ndikimit të veprës së vet, qysh nw gjallje. I tillë është diapazoni i veprës së vet, që përfshin individualitetin në kulturë, filozofinë politike, krijimtarinë e gjerë në prozë, publicistikës, erudicionit, por edhe angazhimit intelektual të spikatur në sfida madhore të vendit.

Në 85-vjetorin e lindjes/ Rexhep Qosja, "Rilindasi" kulturor i kohëve moderne - Balkanweb.com

Përse po shkruaj?! Pak muaj më parë autori solli romanin e radhës, “Të fshehtat e treguara” i cili u botua nga “TOENA” në Shqipëri. Më shumë sesa për të thënë fjalë për të, duket se vetë-shpjegimi i veprës së tij tregon shumë.  “Gjuha e romaneve të Rexhep Qosjes është gjuha standarde me kufij të zgjeruar. Asaj nuk mund t’ia veshësh treguesit e asnjë idiomë organike, edhe pse brenda saj përdallojmë veçori të folme gege, në rend të parë njësi leksikore të ligjërimit gegë, por edhe shmangie të qëllimshme në nivele të ndryshme gjuhësore. Në të vërtetë gjuha e romaneve të Rexhep Qosjes është gjuha standarde në kuptimin jo vetëm të përfshirjes, por edhe të krijimit të risimeve gjuhësore të nevojshme për shprehjen e tij gjuhësore-artistike. Këto risime në rend të parë i hetojmë në rrafshin strukturor dhe në rrafshin leksiko-frazeologjiko-sintaksor”, shprehet studiuesja e njohur e letërsisë Shefkie Islamaj.

© 2024 Vimarsana

vimarsana © 2020. All Rights Reserved.