EURO 2020: Gjermania nuk duhet të harrohet!
Kombëtarja gjermane synon të ketë një turne të suksesshëm në Kampionatin Evropian EURO 2020. Lojtarët e trajnerit Joachim Löw janë përgatitur larg syve të tifozëve dhe opinionit.
Manuel Neuer përshëndet miqësisht ndjekësit e tij të ri në Instagram, me një humor të mirë. Jam kureshtar të shoh se si duket Home Ground i jonë , shkruan portieri i kombëtares, i cili këto ditë i mbushi plot 100 ndeshje në fanellën e ekipit të Gjermanisë, në ndeshjen kundër Letonisë. Skuadra e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), e drejtuar nga trajneri kombëtar Joachim Löw është vendosur në World of Sports ( Botën e Sporteve ), të Adidasit që është partneri i DFB, në Herzogenaurach afër Nurembergut. Një zonë vërtet e mrekullueshme! Me plot drunj, me gjëra të ndërtuara prej druri, vërtet e bukur. Një vend ku mund të krijohet një atmosferë e shkëlqyer , thotë kryetari i bashkisë së qytetit t
Pandemia e Coronës po i bën të ndjehen më të vetmuar të rinjtë gjermanë. 56% e të anketuarve nën moshën 30 vjeç, sipas një sondazhi ankohen, se ndjehen “shpesh të vetmuar”.