Sot votohet për kryetarin e ri të PD-së, ku pa asnjë dyshim do jetë Lulzim Basha. Ai fiton se ka tre kandidatë, jo pa integritet, por që nuk kanë mbështetje në bazën e partisë. Agron Shehaj në Tiranë do jetë në përqindje të madhe, por prapë nuk ka asnjë gjasë të fitojë. Ndërkohë gjatë procesit të votimit partiak ish-Presidenti Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, hodhi akuza shumë të rënda në drejtim të Lulzim Bashës, sa krahasimi me Edi Ramën e 25 prillit do të çojë pas fitores së Bashës sonte, në një dorëheqje të Nishanit. Me akuzën e sotme (dhe jo vetëm) Bujar Nishani nuk mund të hyjë më selinë blu, nëse elektorati voton ndjeshëm Lulzim Bashën. Por edhe kandidati rival Agron Shehaj ka postuar një status sot në Facebook me akuza të ashpra ndaj Lulzim Bashës për manipulim votash.
Nishani flet për “maskaradë”, Gjana i përgjigjet: Ndoshta e ngatërron me 25 prillin! Ja sa demokratë kanë votuar deri më tani
SHPËRNDAJE
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e përditësuara të votimit, ku deri më tani kanë votuar 23 536 anëtarë demokratë, ose 31.3% e anëtarësisë.
“E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë. Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi”, u shpreh kreu i Komisionit Zgjedhor në PD.
Edhe Basha fitoi mandatin e tretë! kohajone.com - get the latest breaking news, showbiz & celebrity photos, sport news & rumours, viral videos and top stories from kohajone.com Daily Mail and Mail on Sunday newspapers.