comparemela.com

Latest Breaking News On - Financial to council independent supervisor for - Page 1 : comparemela.com

​Kuvendi i Kosovës për 6 muaj shpenzoi mbi 3 milionë euro

Telegrafi Foto: Arkiv 19 orë Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro. Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 përqind. “Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”, tha Krasniqi. Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka thënë se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar.Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato kanë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.

Kosovo
Agency-for-management-complexes-to-kosovo
Deputy-commission
Assembly-to-kosovo
Authority-regulatory
Financial-to-council-independent-supervisor-for
Commission-to-independent-for-mines
Commission-regulatory-to-procurement-public
Commission-to-budget
Assembly-kosovo
Secretary-assembly

© 2024 Vimarsana

vimarsana © 2020. All Rights Reserved.