Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Strugë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e 40-të operatorëve turistik dhe hotelerëve nga Polonia në të cilën i ka prezantuar përfitimet e fushatës “Sigurt si në vend” për tërheqjen e turistëve të huaj.
Në fjalim deri te operatorët turistik polak, kryeministri ka shprehur bindje se avio linja Varshavë-Shkup, Varshavë-Ohër dhe çarter fluturimet Katovice-Ohër janë bazë për optimizëm real dhe se sezoni veror aktual do të sjellë numër më të madh të turistëve polak.
Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se kryeministri në fjalimin e tij ka potencuar se Maqedonia e Veriut me fushatën “Sigurt si në vend” i ka pranuar standardet botërore dhe protokollet për KOVID-19 në Këshillin Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (WTTC). Fushata është pranuar në mënyrë të shkëlqyer në Poloni dhe Turqi prej ku priten numri më i madh i turistëve.
Padurimi për të udhëtuar sërish telegrafi.com - get the latest breaking news, showbiz & celebrity photos, sport news & rumours, viral videos and top stories from telegrafi.com Daily Mail and Mail on Sunday newspapers.