Deputetja demokrate dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Administrative dhe Territoriale, Dhurata Çupi akuzoi mazhorancën socialiste se po tallet me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtare duke pranuar paraprakisht krijimin e një reforme të re dhe më pas nuk pranon ndryshimin e saj, teksa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se nga Reforma territoriale e 2015 janë përmirësuar shërbimet publike
Partia Socialiste nuk pranoi propozimet e Partisë Demokratike që numri i bashkive në vend të rritet nga 61 në 91 dhe heqjen e 12 qarqeve për riorganizimin në 6 rajone