Nishani: Kuvendi Kombëtar teatër absurd, mision shpëtimi i PD që Basha e shkatërroi July 20, 2021
Ish-presidenti, Bujar Nishani e konsideron mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mbajtur dy ditë më parë “një teatër absurd”.
Nishani, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, thotë se Kuvendi u mblodh jo për të adresuar hallin politik të PD-së dhe të opozitës, por u thirr për të mbuluar hallin politik të Lulzim Bashës.
“Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka qenë historikisht evenimenti jo vetëm më i rëndësishmi nga pikëpamja institucionale, por dhe më emocionali nga pritshmëritë dhe inspirimi politik. Veçanërisht në kohën opozitare ai ishte i vetmi vend e moment ku projektohej vizioni i ri politik, platformat e betejës politike dhe hapësira e resurseve të vlefshme njerëzore. Nuk është se në të shkuarën kuvendet kanë prodhuar “çudira”, ka patur dhe momente për tu harruar, por në tërësinë