Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta në Durrës, ndërsa në pranga ranë 2 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Baza” u sekuestruan 408 gramë heroinë dhe një sasi e vogël kokaine.
NJOFTIMI I POLICISË
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që kishin përshtatur banesën e marrë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.