Telegrafi Linku i lajmit u kopjua
19 orë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi do të dalin sot në konferencë për media.
Ahmeti e Gashi do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet e realizuar në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Sipas komunikatës për media nga Komuna e Prishtinës, hulumtimet janë bërë në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19.