Shpërndaje
Print
Kryetari i Parlamentit të Iranit Mohammad Baqer Qalibaf, ka thënë se Teherani nuk do t’i dorëzojë kurrë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, fotografi të disa qendrave bërthamore iraniane, pasi marrëveshja mes palëve ka skaduar.
“Marrëveshja ka skaduar. çfarëdo informacioni nuk do t’i dorëzohet kurrë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, si dhe të dhënat dhe fotografitë do të mbesin në pronësi të Iranit”, është cituar të ketë thënë Mohammad Baqer Qalibaf të dielën, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.