Kosova është duke u përballur me shpërthimin e zjarreve në rajone të ndryshme, e në përkeqësimin e gjendjes po ndikojnë edhe temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar mbi vendin tonë tash e disa ditë.
Aktualisht në Kosovë aktive janë tri vatra të zjarrit. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe publikun në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj.
“Suharekë, Krushicë, Bukosh ende aktive. Me dy ekipe nga orët e mëngjesit në veprim. Peja, parku nacional Bjeshkët e Nemuna, situata më e rënduar, në reagim aktualisht me nga një ekipe. Peja, Kamenica, Malisheva, Klina, Gjakova, Drenasi dhe në Viti në lokacionin Letnicë me nga një ekip në vendin e ngjarjes”, deklaroi ai.