12 Korrik, 2021 02:00
Madhësia e tekstit:
Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situatën ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe të territorit në Afganistan ndërsa forcat amerikane po rikthehen sipas vendimit të Presidentit Joe Biden, tha të dielën zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
“Ky është momenti kur (trupat qeveritare afgane) të forcohen dhe të mbrojnë vendin e tyre,” tha zoti Kirby në emisionin “Fox News Sunday”. “Ky është një moment përgjegjësie.”
Për gati dy dekada, SHBA ka furnizuar Afganistanin me miliarda dollarë armë për t’u mbrojtur, por me vendimin e zotit Biden për të tërhequr trupat amerikane nga vendi deri më 31 gusht, kontrolli i vendit është gjithnjë e më i pasigurt.