15/07/2021
TIRANÃ, 15 korrik/ATSH/ Kompania flamurmbajtëse shqiptare âAir Albaniaâ nisi sot fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit âFlatrat e Veriutâ.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili thekson se, ââAir Albaniaâ hap krahët edhe në âFlatrat e Veriutâ. Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësitâ.
Ndërkohë, kryeministri theksoi se 120 pasagjerë mbërritën sot nga Zyrihu në Kukës.
âMe cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Ziâ, u shpreh Rama, teksa i uroi suksese kompanisë. /a.a/