Monografia “
Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është studimi më i fundit i Gëzim Alpion për figurën dhe personalitetin e humanistes së madhe shqiptare.
Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm të përshkrimit të historisë rreth Nënë Terezës, murgeshës së famshme, që u bë e njohur me kontributin e saj humanitar. Besueshmëria e Alpion vjen nga fakti se ai bazohet në burime të ndryshme, ku deduktimi i të dhënave që ai merr, bëhet nga një filtër sociologjik e historik, dhe jo fetar, duke e ngritur figurën e Nënë Terezës në një nivel diskutimi akademik. Ky ishte edhe misioni i tij edhe në këtë monografi.