Keqpërdoret emri i kampioneve olimpike në rrjetet sociale, KOK-u konfirmon se asnjëra nuk kanë llogari zyrtare dhe do t’i padisë keqpërdoruesit
Linku i lajmit u kopjua
11 orë
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me keqpërdorimin e emrit të kampioneve olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi në rrjetet sociale.
Emri i kampioneve olimpike të Kosovës ka filluar të keqpërdoret në rrjetet sociale nga njerëz të papërgjegjshëm.
Kjo ka bërë që KOK-u të vijë me një njoftim duke konfirmuar se asnjëra nga Distria, Nora dhe Majlinda nuk kanë llogari zyrtare.