03/08/2021
ATHINÃ, 3 gusht /ATSH-ANA/ – Vala e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë tregoi se temperatura më e lartë e regjistruar nga Observatori Kombëtar i Athinës ishte 46,3 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë dhe rekord e lartë e regjistruar, 46,3 gradë Celsius, ishte në Makrakomi, në bregun lindor të Greqisë kontinentale.
Ky vlerësim i temperaturës është më i larti i regjistruar ndonjëherë nga observatori në historinë e tij.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe sot dhe pritet të arrijnë një maksimum prej 44-45 gradë Celsius./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.