Telegrafi
Linku i lajmit u kopjua
6 orë
Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra kosovare të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur.
Sipas raportit të policisë ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem.
“Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/