Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
-Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative,
bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;