Insajderi
Shenjështari, Drilon Ibrahimi, është vendosur në vendin e 46’të në garën e shenjëtarisë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.
Ai ka arritur që të marrë 608.8 pikë në total.
Ibrahimi është shprehur se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.
Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.
Kosova garon me 11 sportistë në këto lojëra olimpike.